Home FAMILJE Shqipëria u anëtarësua në KS,Haradinaj: Presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës

Shqipëria u anëtarësua në KS,Haradinaj: Presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës

0
Shqipëria u anëtarësua në KS,Haradinaj: Presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i lumtur që Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme.

Për më tepër, ai pret që shteti shqiptar të jetë një mbështetje e fortë për Kosovën.

“Përpos se do të jetë pjesë e organizmit më të lartë të politikës botërore, presim që do të jetë krah i fortë i Kosovës në një periudhë shumë të ndjeshme, duke u bërë zë i fuqishëm i të gjithë shqiptarëve. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe krerët e lartë shqiptarë e quajtën një hap historik anëtarësimin në Këshill të Sigurimit.

Shqipëria mori 175 vota nga 117 të nevojshme për vitet 2022-2023

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here