LAJME

Shqipëria sot pritet të bëhet me president të ri

Shqipëria sot pritet të bëhet me president të ri
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2022, 10:25

E diela është dita e fundit e Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë. Mandati i tij pesëvjeçar mbaron më 24 korrik.

Ish-ushtaraku Bajram Begaj do ta marrë detyrën si kreu i ri i shtetit. Begaj, i cili është votuar vetëm nga mazhoranca do të betohet në Kuvend, në një seancë të posaçme ditën e sotme.

Kuvendi i Shqipëerisë do të mblidhet në orën 18:00 dhe Begaj, sipas procedurës do të betohet me dorën mbi Kushtetutë. Më pas ai do të drejtohet drejt Presidencës, ku Meta do t’ia dorëzojë detyrën përmes ceremonisë zyrtare.

Në seancën parlamentare të 4 qershorit të këtij viti, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. /koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika