Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një kontratë të re me kompaninë Pfizer për një milion doza vaksina për vitin 2022.
Manastirliu ka thënë se kontrata mundëson gjithashtu edhe vaksinimin e fëmijëve dhe se kjo kontratë parashikon edhe 500 mijë doza të tjera në rast nevoje.





