Shqipëria do të performojë sot në skenën e Eurovisionit. “Shkodra Elektronike” me Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca do të këndojnë shqip në Bazel të Zvicrës.
Në netët e para do të interpretohen 15 këngë, por vetëm 10 do të kualifikohen për finalen e së shtunës.
- Reklama -
“Zjerm” që do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit ësht renditur ndër këngët më të ndjekura në YouTube nga të gjitha pjesëmarrëset e Eurovision 2025.
Edicioni i 69-të i garës së madhe muzikore evropiane do të zhvillohet për tri ditë radhazi në Bazel të Zvicrës, duke nisur nga 13 maji, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të shtunën, më 17 maj.
- Reklama -