LAJME

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet e reja në kuadër të Ballkanit të Hapur

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet e reja në kuadër të Ballkanit të Hapur
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2022, 15:35

Tri vendet pjesëmarrëse të nismës Ballkani i Hapur kanë nënshkruar marrëveshjet e arritura në ditën e dytë të këtij samiti në Ohër.

Ata kanë nënshkruar katër marrëveshje bashkëpunimi: për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Fillimisht nënshkruan udhëheqësit e vendeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Varësisht nga natyra e marrëveshjeve dhe memorandumeve, ministrat respektivë të këtyre vendeve vunë nënshkrimet e tyre në marrëveshjet e reja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika