• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Shqipëria dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit

tvprizreni by tvprizreni
January 6, 2021
in LAJME, VENDI
0
Shqipëria dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka nënshkruar sot në Ankara një marrëveshje për krijimin e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit me Turqinë duke forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një konferencë të drejtpërdrejtë ku u nënshkruan disa marrëveshje pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara, presidenti Erdogan e konsideroi marrëdhënien me Shqipërinë si marrëdhënie “vëllazërore” dhe marrëveshjen e nënshkruar sot si një hap përpara për bashkëpunim edhe më të ngushtë.

“Kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit deklaratë që do ta forcojë lidhjen tonë,” – tha Erdogan, i cili njoftoi se mes dy vendeve ishte vendosur që të forcohej lufta kundër organizatave që Ankaraja i cilëson si terroriste.

“S’do të lejojmë që Feto [organizatat e Fethullah Gülen] të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve” – u shpreh Erdogan duke njoftuar se mes marrëveshjeve të nënshkruara parashikohen ndërlidhje të mëtejshme mes shkollave dhe universiteteve të Tiranës me ato të Ankarasë.

Presidenti turk kujtoi projektet si ai i ndërtimit të mbi 500 banesave në zonën e Laçit për familjet që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe një sërë projektesh të tjera si tregues të vullnetit dashamirës së Turqisë për Shqipërinë. Ai uroi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të dobishme për vijimin e përparësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit e ngre në një nivel tjetër marrëdhënien mes dy vendeve pasi krijohen grupe të përbashkëta pune, të cilat mund t’i kapërcejnë më lehtë pengesat që hasen zakonisht.

“Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehu gatishmërinë, jo vetëm me fjalë, por edhe ndjekjen e projekteve për ndërhyrje në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulutrës, besoj është lajm i mirë që Universiteti ITU, i famshëm për teknologjinë e Stambollit, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri, sikundër jam i lumtur që së shpejti edhe spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet,” – tha kryeministri Rama, i cili më pas ironizoi se ka vënë bast që brenda tre muajsh spitali në Fier do të jetë gati.

Përpara konferencës për shtyp nënshkruan marrëveshjen ministrja e Arsimit Evis Kushi, Kulturës Elva Margariti dhe e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Nga deklarata për shtyp e Presidentit Erdogan, u kuptua se në fushën e shëndetësisë autoritetet turke kanë rënë dakord të mbështesin sistemin e shëndetësisë me ndërtimin e disa spitaleve dhe asistencën në kualifikimin e stafit shëndetësorë, në fushën kulturës është nënshkruar një marrëveshje për rikonstruktimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, në fushën e arsimit ndërlidhje e universiteteve dhe shkollave mes dy vendeve dhe hapjen e një filjali të një shkolle të teknologjisë nga Turqia.

Download Best WordPress Themes Free Download
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download xiomi firmware
Premium WordPress Themes Download
lynda course free download
Previous Post

Labi jep 7 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

Next Post

Liria rrëmben tre futbollistët prizrenas të Ballkanit

Next Post
Liria rrëmben tre futbollistët prizrenas të Ballkanit

Liria rrëmben tre futbollistët prizrenas të Ballkanit

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.