LAJME

Shqipëria 16 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e NATO-s

Shqipëria 16 vjet në NATO, Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2025, 11:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria sot feston me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Begaj tha se në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

“Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, ka shkruar presidenti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika