- Reklama -

Shqipëri: Rriten pagat për policët dhe punonjësit e administratës

Duke nisur nga muaji tetor, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel i mesëm, si dhe ata në administratën publike të Shqipërisë do të kenë rritje të pagës nga 7-15 për qind. Sipas kryeministrit Rama, vendimet e qeverisë hynë në fuqi menjëherë.

“Shtesa më e lartë 15 për qind është për nivelin e bazë, shtesa 7 për qind  është për nivelin e mesëm. Shtesë page do të ketë edhe për gardën e republikës, për policinë e burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit civilë, por dhe punonjësit mbështetës. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë”.

- Reklama -

Për të mos rritur çmimin e energjisë dhe njëherazi për të mos pasur kufizime në dimër, Rama pati një thirrje në adresë të shqiptarëve.

“Të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer. Ne nuk duam as ta rrisim çmimin e as të kemi kufizime”.

Ai tha se nuk heq dorë nga amnistia fiskale, duke i treguar ambasadorëve që janë shprehur kundër projektligjit se vendimmarrja u takon shqiptarëve.

“Ju qani hallin sa do të mërzitet BE dhe Amerika. Ata i kanë punët në rregull. Amnistia do bëhet, këmbëngulës dhe durues që t’i pastrojmë cepat nga çdo lloj pluhuri dhe iluzioni optik. Unë këtu përfaqësoj Shqipërinë ta keni të qartë.”

Prerazi mohoi se fshihet pas VKM për sekuestrimin e kateve pa leje, me qëllim legalizimin e tyre për oligarkët e qeverisë.

“Këtë problematikë e ngritëm ne, për një arsye, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë. Pra kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve”.

Kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë shtetasit rusë që braktisin Rusinë për të refuzuar rekrutimin në luftë janë të mirëseardhur në Shqipëri./TvKlan

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort