TEKNOLOGJI

Shqip.ai – platforma shumë e kërkuar në Kosovë dhe më gjerë

Shqip.ai – platforma shumë e kërkuar në Kosovë dhe më gjerë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2023, 19:53

Kompania Quantix ka lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.

Për më tepër se kaq, teksti do të shkarkohet i gatshëm në disa forma të përshtatshme për t’u përdorur në media, gjykata apo institucione të tjera shtetërore.

E gjithë kjo është mundësuar falë një pune më shumë se 3-vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për te cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika