Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, me të cilën ajo e ka uruar për detyrën dhe ka theksuar se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.
Shpresa vdes e fundit – vazhdojnë premtimet nga BE për liberalizimin e vizave

Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian, duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.
Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut.Tutje, Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

