LAJME

Shpëtoi vëllain dhe shokun nga mbytja, Rama shpallë Anri Kashikun “Dëshmor i Atdheut”

Shpëtoi vëllain dhe shokun nga mbytja, Rama shpallë Anri Kashikun “Dëshmor i Atdheut”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2022, 17:44

Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun e tij nga mbytja në plazhin e Durrësit, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës së tij në familjen e Anrit pasditen e së premtes.

Me lule në duar, kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku Anri ka dalluar fillimisht thirrjet e të miturve për ndihmë dhe është futur në detin e trazuar për t’i shpëtuar me një varkë të vogël.

Për shkak të dallgëve, mjeti lundrues ka pasur vështirësi dhe 18-vjeçari ka zbritur për t’i ndihmuar të miturit me not.

Ai mundi të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte vet.

Autoritetet e gjetën trupin e pajetë të Anrit pas disa minutash rreth 20 metra larg bregut.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika