Barış Kuzuxhuollu, i cili u shpëtua i gjallë 133 orë pas rrënojave të shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmeti në lagjen Besni të Adiyaman, tha se mbijetoi duke pirë 1 litër pije të gazuar që kishte afër, raporton CNN turk.
Kuzuxhuollu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë tërmetit.
Duke thënë se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënojat, Kuzuxhuollu tha: “Unë mbijetova duke pirë kola”.





