Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka raportuar për 4 të vdekur e 38 të lënduar nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën Istiklal në Taksim të Stambollit.
“Sipas raporteve fillestar, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë lënduar në shpërthimin që ka ndodhur në rrugën Istiklal”, ka shkruar Yerlikaya.
Siç raporton CNN-I turk, dyshohet për sulm terrorist dhe bëhet fjalë për një çantë të ngarkuar me bombë.





