Prokuroria ka njoftuar se është duke hetuar rastin e një shpërthimit të një bombe dore që ka ndodhur të martën, më 16.06.2026, në Prizren.
Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë në Prizren, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ende nuk kemi dyshime për të mbështetur qëndrimin që rasti ndërlidhet me detyrën apo punën e një avokati.”- ka thënë Kryeziu.
Kryeprokurori Kryeziu ka thënë se mjeti i hedhur ka qenë granatë dore dhe, sipas tij, dyshohet që shpërthimi ka ndodhur në fqinjësi të një avokati.
Po sipas tij, rasti është duke u hetuar./kallxo.com/