LAJME

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, humb jetën një person

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, humb jetën një person
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2025, 20:38

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Zubin Potok. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore. Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

Fejza ka thënë se dyshohet për veëvrasje.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur.  Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë, dyshohet se deri te vdekja ka ardh si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës,  e që dyshohet për vetvrasje”, ka thënë Fejza.

Rasti është  duke u hetuar. Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi ësht]ë dërguar për obduksion.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika