Rreth njëzet turistë nga Kosova, të cilët ishin vendosur në Hotel Frojd në Shëngjin, kanë kërkuar sot trajtim mjekësor në Lezhë, pasi që në hotelin ku ata ishin vendosur, ka shpërthyer amoniaku.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Hotel Frojd në Shëngjin ka shpërthyer amoniaku brenda në hotel dhe për pasojë rreth 20 persona, në mesin e tyre dhe fëmijë, kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Lezhës.
“Në këtë Hotel në orët e hershme të mëngjesit, ka shpërthyer amoniaku brenda Hotelit, ku 15-20 persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Lezhës. Gjendja shëndetësore e tyre ka qenë shumë e rëndë, me plogështi e humbje ndjenjash. Aty ka pasur edhe fëmijë të vegjël, të cilët kanë qenë në një gjendje të tillë”, tha ai.





