Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, raporton Gaeta Blic.Ai ka shkruar se kemi dhjetra probleme më të rëndësishme se sa marrja me ndryshimin e ligjit për zgjedhje.“1000 raste ne ditë, vaksina spo mundemi me gjet mjaftueshem, krizë e madhe ekonomike, financat në rrezik. Zgjidhja: reforma e ligjit të zgjedhjeve brenda natës dhe zgjedhjet e reja. Mosni bre!”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Ligji për zgjedhje i ka dhjetëra probleme që duhen të adresohen në reformë të thellë, përfshi edhe votimin e diasporës në konsullata e ambasada. Duhet të bëhet edhe reformë kushtetuese me problemet që na përcjellin në disa zgjedhje.Por në qoftë se beson që do të jesh në qeveri 4 vite, çfarë kuptimi ka anandamentimi i Ligjit për Zgjedhje brenda natës. Edhe në qoftë se beson se duhet të bëhet reforma për zgjedhje lokale (që diaspora të votojë për asamble e kryetar komunash) prapë ka kohë.
Në anën tjetër provokimi i zgjedhjeve në situate të krizës së thellë ekonomike dhe kohën kur covidi shënën 1000 rastw në ditë që i ka shkaktuar fushata e kaluar është axhamillëk i paparë.Kemi pritur stabilitet të fortë nga mandati i fituar në zgjedhje. Me kërku edhe më shumë në kurriz të qytetarëve është e padrejtë. Uluni dhe bëni kompromis. Përndryshe kemi afinitet të jashtëzakonshëm për të krijuar kriza nga kurgë hiq.