LAJME

Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në FSK

Shpallet konkursi për rekrutimin e kadetëve të rinj në FSK
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2026, 11:09

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për të rinjtë dhe të rejat që synojnë të ndërtojnë karrierë ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit.

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ligjin Nr.08/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligjin nr. 08/L-156 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 5, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 i Rregullores Nr. 07/2023 për Rekrutim në FSK, si dhe duke pasur për bazë ofertat e shteteve partnere nga Republika e Shqipërisë, nga Republika e Turqisë, Republika e Kroacisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore, Ministria e Mbrojtjes shpall konkursin e rekrutimit për kadetë.

Konkursi do të jetë i hapur prej 01.06.2026 deri më 15.06.2026.

Njoftimi për shpalljen e konkursit me detaje më të hollësishme mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rksgov.net .

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fskrks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet sipas këtij konkursi dhe të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038-555584 5690 si dhe 038-555584 5691 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes thekson se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika