LAJME

Shoqëria civile kundërshton shkarkimin Valdete Dakës

Shoqëria civile kundërshton shkarkimin Valdete Dakës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2021, 16:46

Shoqëria civile përmes një komunikate për media ka kundërshtuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

Shoqëria civile konsideron se ky vendim është i motivuar politikisht si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas tyre, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.

Organizatat e shoqërisë civile:

  • Demokracia për Zhvillim (D4D)
  • Demokracia Plus (D+)
  • INDEP
  • INPO
  • Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
  • Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  • Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
  • Lëvizja FOL
  • Organizata Nënë Tereza
  • Organizata Çohu
  • Syri i Vizionit

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika