Shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e organizimit të iftarit të përbashkët me komunitetin përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Sipas njoftimit të shoqatës, sofra e iftarit do të shtrohet për 100 persona në tendën përkatëse tek Gjashtë Krojet në Prizren.
“Në muajin e mëshirës dhe solidaritetit, gjatë muajit të Ramazanit, shoqata ‘Esnaf’ organizon iftar me popullatën. Çdo ditë të Ramazanit, në vendin Topokli tek 6 çeshmet, përballë Lidhjes së Prizrenit do të servohet iftar për 100 persona. Me sofër modeste por zemër të hapur, ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.





