LAJME

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2022, 08:13

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve gjatë ditës së sotme do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kjo ka të bëjë në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Kujtojmë, se zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të premten bëri të ditur se ka marrë vendim që çmimi i biletave të autobusit për disa kategori përgjysmohen nga çmimi aktual.

Në bazë të vendimit, kategoritë që përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve janë fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritë që prek më shumë kjo gjendje”, ka shkruar Durimishi.

Sipas tij, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika