LAJME

Shoku i ngushtë ia vodhi veturën të riut në Gjakovë

Shoku i ngushtë ia vodhi veturën të riut në Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2022, 14:33

Veturën e vjedhur nga shoku, një të riu në Gjakovë policia ia gjeti në Malishevë.

Në fakt, D.R. kishte marrë veturën e mikut të tij, Sh.Z. dhe ishte nisur për një destinacion, por me të arritur në Malishevë, automjeti kishte pësuar defekt.

D.R. ishte duke u munduar ta rregullojë kur është hasur nga policia dhe pas verifikimit është arrestuar.

I dëmtuari pranon se e njeh të dyshuarin dhe e ka shok dhe, sipas tij, ai ka depërtuar brenda veturës dhe ka gjetur çelësin, me të cilin ndizej vetura dhe i cili ishte i fshehur brenda makinës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika