LAJME

Shoferë, kujdes me alkoolin- policia ka shtuar pikat e kontrollit në gjithë vendin

Shoferë, kujdes me alkoolin- policia ka shtuar pikat e kontrollit në gjithë vendin
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2023, 13:43

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 Dhjetor 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast janë realizuar 643 pika të kontrollit të mjeteve.

“581 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 23 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika