LAJME

Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare nderi” e Suharekës

Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare nderi” e Suharekës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2024, 10:57

Asambleja Komunale në Suharekë do të shpall Shkurte Fejzën “Qytetare Nderi” të kësaj komune.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai shkroi se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.

“Me miratimin e Asamblesë komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj.🙏Bali Muharremaj”, shkroi Muharremaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika