Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë sot se njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë dhe kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian një afat të qartë kohë dhe dritë të gjelbër për liberalizimin e vizave.
Ajo tha se kjo ka të bëjë edhe me mbajtjen e premtimit për çështjen e liberalizimit të vizave.“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza dhe kjo çështje është në Këshillin e Bashkimit Evropian që dy vjet.





