“Derisa vdekja të na ndajë!”, është fjalia më e ëmbël që dëgjohet kur një çiftë kurorëzon dashurin e tyre me martesë. Por, shumë çifte vendosin të ndahen nga partneri apo partnerja para se vdekja t’i ndajë. Në Kosovë vetëm brenda katër muajve 480 çifte i dhanë fund martesës së tyre.
Sipas të dhënave në Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin janar të këtij viti 119 çifte kanë finalizuar me divorc marrëdhënien e tyre, kurse në shkurt 122 çifte, në mars 103 çifte dhe në prill 136 çifte.
“… sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin prill janë 136 raste, krahasuar me muajin mars kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (32.0%). Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin prill janë 1266 raste, krahasuar me muajin mars kemi rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-12.2%)”, ka treguar ASK.






