Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm me mandat trevjeçar.
Sipas njoftimit që e ka bërë vetë RTK-ja, thuhet se për herë të parë i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.
“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetarë të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.






