Dy policë të Kosovës janë sulmuar në një lokal në Klinë, derisa ishin duke inspektuar zbatimin e masave anti-Covid.
Shkuan për të inspektuar zbatimin e masave, pronarët e lokalit rrahin dy policë

Policia njofton se ata janë sulmuar nga dy persona, që ishin pronarë të lokalit.Njëri nga policët ka pranuar tretman mjekësor.Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti Covid në një lokal kanë hasur disa persona brenda. Dy viktimat meshkuj kosovarë – zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- pronarët e lokalit. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thekson raporti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

