Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion. Këtë e konfirmoi në TV Dukagjini, Ylli Shala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Deri më një maj, sipas tij, është arritur numri prej 974 mijë e 543 persona të regjistruar, kurse të hënën pritet të dalin me shifrat zyrtare ku, sipas tij, veçse ka arritur numri në një milion qytetarë të regjistruar.
“Më 1 maj është afër 1 milion, 974 mijë e 543 persona. Shihet numri deri më datën një maj orën 22. Është përqindja e komunave sa kanë marrë pjesë. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, tha ai.





