- Reklama -

Shkon në mbi 86 euro për MWh çmimi i energjisë i kontraktuar nga ALPEX, Rizvanolli e quan konkurrues

Ndryshe nga e diela që çmimi mesatar i energjisë së blerë nga Korporata Energjetike e Kosovës në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, ishte 64.55 euro për MWh, vetëm pas një dite ky çmim ka shkuar në 86.75 euro për MWh.

Me këtë çmim të kontraktuar do të furnizohen të hënën ndërmarrjet që kanë dalë në treg të hapur të energjisë pa kontratë furnizimi.

- Reklama -

Këtë çmim ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka cilësuar si konkurrues.

Derisa ka njoftuar për çmimin e sotëm të kontraktuar nga KEK-u, ajo e ka lavdëruar ALPEX-in, si treg që operon me standardet më të larta të Evropës dhe se gjithçka është transparente.

“Këtu KEK siguroi energjinë elektrike për ndërmarrjet në treg të lirë, në ditën e parë të liberalizimit të tregut. Çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 Euro për MWh, ndërsa sasia e blerë për sot është kontraktuar me çmim 86.75 Euro për MWh, që të dyja çmime konkurruese. ALPEX është një ëndërr e kahmotshme e realizuar për Kosovën. Mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve tona energjetike shfrytëzohet më së miri. ALPEX është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme për të mundësuar monitorim rigoroz e hetim në rast nevoje. ALPEX është vetë antidoti i ‘mafisë energjetike’ që me të vërtetë ka funksionuar gjatë në Ballkan e me gjasë funksionon ende – por nuk ka të bëjë aspak me Qeverinë Kurti”, ka shkruar ajo në Facebook.

Rizvanolli ka shtuar se numri i furnizuesve dhe konkurrenca mes tyre do të rritet në të mirë të konsumatorëve, sektorit dhe të gjithë ekonomisë.

“Sa i përket konkurrencës në tregun e furnizuesve, në kohën kur u bë Ligji për Energjinë Elektrike që parasheh liberalizimin e tregut (2016), ishte vetëm një furnizues: KESCO. Sot janë 21 furnizues të licencuar nga ZRRE-ja, prej të cilëve së paku 5 deklarojnë se janë aktiv e të gatshëm të japin oferta. E tash që janë – jo 3 – por 1300 konsumatorë në treg, numri i furnizuesve e konkurrenca mes tyre sigurisht që do të rriten, në të mirë të konsumatorëve, sektorit e gjithë ekonomisë. Bizneset tona gjithashtu kanë shumë për të mësuar në drejtim të operimit në treg të lirë e optimizmit të konsumit të energjisë elektrike. Këto mësime mund të duken të vështira tani, por ato duhet të mësohen sot në mënyrë që bizneset tona të jenë konkurruese në të ardhmen kur të jemi pjesë e tregut evropian të integruar të energjisë, me të gjitha mundësitë por edhe sfidat e veta me politika si ajo e çmimit të karbonit”, ka thënë ajo.

Rizvanolli ka shtuar se mund të ketë gabime ndonjëherë, por siç ka thënë ajo, do të punohet për të mirën e konsumatorit.

“Në këtë rrugëtim, sigurisht që do të ketë sfida edhe për bizneset edhe për institucionet. Ndoshta edhe do të bëjmë ndonjë gabim ndonjëherë, por kjo është mënyra se si mësojmë e si rritemi për t’u bërë konkurrues në treg e për të neutralizuar ndikimin e atyre që nuk janë as miqtë tonë e as të ndershëm në biznes. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në këtë rrugëtim do të jemi të sinqertë, të përkushtuar e së bashku për interesin publik: për të mirën e konsumatorit, sektorit e vendit”, ka theksuar ajo.

Ditë më parë është raportuar se KESCO blen energji nga KEK-u për rreth 30 euro, të cilën pritet ta shesë në treg të lirë. Këtë e ka mohuar Rizvanolli, duke thënë se të gjithë furnizuesit tregtarë kanë qasje në energjinë shtesë të KEK-ut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort