Krahas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale, është rritur edhe çmimi i druve.
Gazeta Blic ka vizituar disa pika të shitjes në Prishtinë, për të kuptuar çmimin e druve. Shitësit refuzuan të flasin para kamerës, derisa prapa saj thanë se çmimi për metër të druve varion nga 55 euro deri në 80 euro.





