Pasditen e sotme, në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, është raportuar për një sulm, i cili nga institucionet atje është cilësuar si “terrorist”.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se katër persona kanë mbetur të vrarë, ndërkaq ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se edhe dy nga sulmuesit mbetën të vdekur.
Mediat botërore kanë publikuar edhe pamje të njërit nga personat e dyshuar për sulmin në fjalë.





