Ka shkuar në 205 numri i personave që dyshohet se u helmuan nga ushqimet në një lokal në Malishevë.
Shkon në 205 numri i të helmuarve në Malishevë

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-n, Afrim Krasniqi, drejtor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Ai tha se gjendja e personave të helmuar ka filluar të përmirësohet, derisa theksoi se të gjithë ata që janë paraqitur për ndihmë mjekësore kanë pasur simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, ethe.
Disa janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, disa në QKUK në Prishtinë”, tha ai. Ky është rasti i dytë i helmimit nga ushqimi i shpejtë brenda pak ditësh. Javën që lamë pas, 30 nxënës u helmuan në Mitrovicë./RTK/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

