Shkollat në Prizren gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 11, 2026
Shkollat në Prizren gati për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit në Kosovë kanë bërë që Ministria e Arsimit të shtyjë për disa ditë përfundimin e pushimit dimëror, si masë parandaluese për sigurinë e nxënësve.

Pas përmirësimit të kushteve, gjysmëvjetori i dytë në shkolla pritet të nisë nga dita e nesërme (hëna).

Zyrtari i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Nexhat Maçkaj, tha se sipas informatave nga drejtorët e shkollave, të gjitha institucionet arsimore në komunë janë të gatshme për të filluar mësimin, ndërsa dy ditët e humbura do të kompensohen gjatë gjysmëvjetorit të dytë. Ai theksoi se gjatë sezonit dimëror disa shkolla janë përballur me sfida, kryesisht për shkak të parregullsive në furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Pavarësisht sfidave të ditëve të fundit, nxënësit dhe mësimdhënësit pritet t’i rikthehen bankave shkollore nga e hëna, ndërsa shkollat do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm gjatë ditëve në vijim./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika