56-vjeçari Driton Strana nga Vushtrria, është zhdukur që dy javë dhe që nga ajo kohë familja nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. Në kërkim të tij është vënë Policia dhe FSK-ja, por ende pa ndonjë rezultat.
Vëllai i tij, Shukriu, tha se Dritoni ditën kur u zhduk kishte shkuar te motra e tij për të pirë kafe dhe të njëjtës i kishte thënë se po kthehet në shtëpi, por më nuk është kthyer.
“Më 9 shkurt, rreth orës pesë e gjysmë ka dal nga shtëpia. Ka pi kafe te motra, i ka thënë po shkon në shtëpi por nuk është kthyer më”, tha ai për Express.





