Shkencëtarja që ndihmoi në krijimin e vaksinës së Pfizer/ BioNTech thotë se do të jetë e nevojshme një dozë e tretë, pasi imuniteti kundër virusit zbehet.Dr. Ozlem Tureci, bashkëthemeluese e BioNTech tha se njerëzit do të duhet të vaksinohen çdo vit kundër koronavirusit, si për gripin sezonal.
Shkencëtarja e BioNTech: Duhet një dozë e tretë e vaksinës së Pfizer

Sipas shkencëtares imuniteti i shkaktuar nga vaksinat kundër virusit ulet me kalimin e kohës.
Komentet e Tureci-it vijnë pasi CEO i Pfizer Albert Bourla tha pak ditë më parë se njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë përforcuese ose dozën e tretë, të vaksinës Covid-19 brenda 12 muajve nga vaksinimi i plotë.
Pfizer tha në fillim të këtij muaji se vaksina e tyre ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër virusit dhe më shumë se 95% efektive kundër të sëmururit së rëndë, deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë./dritare.net/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

