Në një kohë kur shkalla e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19 po rritet ndjeshëm, tanimë qëllimi i të gjithë shkencëtarëve është arritja e një vaksinë universale efikase kundër të gjitha llojeve.Rreth 20 ekipe në të gjithë botën janë në fazat e hershme të zhvillimit të vaksinave që ofrojnë mbrojtje më të gjerë kundër një sërë koronavirusësh.
Para pandemisë, studiuesit përpiqeshin të gjenin një vaksinë universale kundër gripit dhe provat e tyre para-klinike ishin premtuese
Tanimë synimi është për të trajtuar COVID-19 në të njëjtën mënyrë. Dallimi me vaksinat është pjesa e virusit që ata synojnë të godasin, vaksinat aktuale kërkojnë të shkaktojnë një përgjigje të antitrupave duke sulmuar proteinën spike, e cila është në sipërfaqen e virusit.
Vaksina universale nën zhvillim në një kompani bioteknike në Francë, synon proteinën nukleokapsid – e cila është brenda virusit dhe më pak e prirur për mutacione.
“Ne kemi në shënjestër të një pjese brenda virusit, e cila nuk është e arritshme për antitrupat, kështu që ne trajnojmë sistemin imunitar për të zhvilluar një lloj tjetër të përgjigjes: një imunitet qelizor”, thotë Delphine Guyon-Gellin menaxherja e projektit ‘vaksina universale’ .





