LAJME

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarët

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarët
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2022, 16:46

Një rrjet trafikantësh droge është çmontuar në Zvicrën qendrore. Anëtarët ishin nga Shqipëria , Italia dhe Ticino. Ky është trekëndëshi i qarkut të tregtimit të kokainës dhe heroinës i çmontuar nga policia.

Konkretisht u bënë nëntë arrestime, mes tyre dy gra dhe u sekuestruan drogë, armë dhe para

Sipas hetimeve grupi është përgjegjës për shitjen e 10 kg kokainë dhe 600 gr heroinë midis prillit dhe dhjetorit 2020 dhe lënda narkotike ishte e importuar nga Shqipëria.

Pandemia e Covid-19 nuk e kishte ndalur trafikun. Kjo theksohet nga hetimet e Policisë të cilat nënvizojnë se si kriza e lidhur me urgjencën shëndetësore nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika