Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh dhe italianësh që merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në rajonet veriore të Italisë.
Shkatërrohet grupi shqiptaro-italian, kapet sasi e madhe droge

Mediat lokale raportojnë se nga operacioni janë arrestuar 6 persona, të cilët dyshohet se merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e kokainës dhe hashashit në qytete si Siena, Perugia, Arezzo dhe Brescia.
Krahas kapjes së tyre, policia ka kryer kontrolle në ambientet që ata frekuntonin duke sekuestruar edhe sasi të mëdha të lëndës narkotike. Operacioni ka ndodhur pak më parë dhe detajet pritet të dalin gjatë orëve në vijim. /abcnews.al
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

