Policia e Kosovës ka njoftuar se sot përmes një ceremonie zyrtare, bëri shkatërrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve dhe pajisjeve të ndryshme të paligjshme, duke treguar se ky është një hap vendimtar drejt sigurisë më të madhe në Republikën e Kosovës, si dhe duke dërguar një mesazh tek të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë kufijve tanë, se Kosova është e vendosur për të mbajtur sundimin e ligjit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe për të larguar armët ilegale.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë ceremoni të shkatërrimit të armëve morën pjesë personalitete të larta nga Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, UNDP-ja dhe zyra e BE-së, të cilët dërguan mesazhet e tyre te mediat dhe opinioni i gjerë, se duke shkatërruar dhe larguar këto armë nga qarkullimi, po kontribuojmë në krijimin e një mjedisi të sigurt që promovon sigurinë, shpëton jetë njerëzish si dhe parandalon e shmang tragjedi të mundshme.





