Në kuadër të realizimit të projektit “Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit”, gjatë ditës së sotme janë larguar drynat në “Urën e kaltër” në Prizren.
Largimi i dryrëve që e kishin mbuluar këtë vend është bërë për faktin se edhe në këtë Urë do të ketë intervenim në kuadër të këtij projekti i cili implementohet nga komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës./tvprizreni.net/