LAJME

Shkaku i punimeve për rehabilitimin e rrugës, mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Vlashnje – Kobaj

Shkaku i punimeve për rehabilitimin e rrugës, mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Vlashnje – Kobaj
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2024, 13:17

Komuna e Prizrenit, ka filluar me realizimin e projektit për rehabilitimin e rrugës Vlashnje- Kobaj, ka njoftuar kryetari i BL të Vlashnjes, Petrit Hoxhaj.

Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e saj brenda afatit të paraparë, ndërsa banorët e këtyre lokaliteteve duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizjen e tyre, ka njoftuar z. Hoxhaj.

“Ju njoftoj se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës kryesore Vlashnje – Kobaj, andaj për shkak të thellësisë së gërmimit në rrugë ajo do të bllokohet, prandaj luteni të shfrytëzoni rrugët alternative nga fshati Nashec.”, ka shkruar ai.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika