Mbrëmjen e së enjtes dy të rinj nga Kosova, njëri nga Prizreni e tjetri nga Celina e Rahovecit, tragjikisht humën jetën në një aksident në Hungari.
Dy të rinjët që ishin edhe familjar mes vete, Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, ishin rrugës duke ardhur për në vendlindje, por befasinë që planifikonin t’ua bënin familjeve nuk e realizuan.
Sot, përpos dhimbjes së madhe që kanë familjarët, duket se tani kanë telashe rreth sjelljes së trupave të tyre në Kosovë.





