Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur probleme me fluturime për shkak se në pajisjet e navigimit është futur uji si pasojë e reshjeve të shiut.
Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për Telegrafin ka thënë se për fat të mirë defektet teknike janë evituar dhe fluturimet janë rikthyer.
“Janë anuluar vetëm tri fluturime gjithsejtë, për të cilat do vendosin kompanitë respektive nëse do të realizohen më vonë apo jo. Defekti teknik është rregulluar dhe tashmë është kthyer normaliteti”, ka deklaruar Ujkani.





