Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prizren-Gjakovë.
Me këtë rast është arrestuar shkaktari i aksidentit, i cili është ndaluar për 48 orë.
Shkaktarët kryesor të aksidentit kanë qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe ndikimi i alkoolit tek njëri nga ngasësit, kështu tha për TV Prizrenin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 23.03.2023 ,rreth orës 06:30 ne rrugën Ukshin Hoti, magjistrala Prizren -Gjakovë është raportuar një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete, dy civile dhe një e FSK. Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, por dëmi material është I madhë. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak te mos përshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës nga ngasësi I automjetit të parë (BMW 530), ngasësi ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe me veturën e tij I ka godit nga prapa dy automjetet tjera. Në konsultim me peokurorin shkaktari I aksidentit ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet më tutje në komunikatën e Policisë.