KF “ Liria”, njofton të interesuarit se kanë mbetur edhe një numër i vogël i biletave për ndeshjen e barazhit pa u shitur.
Sot nga ora 12.00 ka vazhduar shitja e tyre në tri lokacione.
Në Sheshin ‘ Shatërvan’, tek “Abi Çarshia” dhe në lokalet e klubit.
Poashtu,klubi njofton se është siguruar transporti për të gjithë ata që s’kan transport privat.
Nisja e organizuar bëhet nga Qendra Sportive në bashkëpunim me tifozët “Arpagjik’t”, të shtunën nga ora 12.00.
Ndeshja e barazhit e Viva Fresh Ligës së Parë, luhet të shtunën në Klinë me fillim në ora 15.00, njofton klubi prizrenas.