- Reklama -

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e nesërme të Lirisë, interesim i jashtëzakonshëm nga sportdashësit prizrenas

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, nesër nga ora 15:00 në stadiumin “ 18 Qershori” në Klinë, zhvillon ndeshjen e barazhit për plasman në Superligë kundër KF “ Vushtrria”.

Për këtë ndeshje po mbretëron interesim i jashtëzakonshëm nga sportdashësit prizrenas.

- Reklama -

Sipas informacioneve të TV Prizreni, pa u mbushur 24 orë janë shitur 1600 biletat e parapara nga FFK për shikuesit nga Prizreni.

Nga dita e djeshme, futbollistët e Lirisë ndodhen në karantin në një objekt hotelier në afërsi të Klinës, ndërsa sonte ata do të vizitohen nga pronari i klubit, Rahman Kiçe, kryetari Qemal Krasniqi të shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për t’i inkurajuar ata para ndeshjes së nesërme.

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur t’i sigurojnë biletat për të përcjellur ndeshjen e nesërme, pritet që të vendoset një video- projektor i madh në Shatërvan, ose në një vend tjetër të përshtatshëm në Prizren.

Ndeshja Liria- Vushtrria transmetohet drejtëpërdrejt në platformën televizive Artmotion nga ora 15:00./tvprizreni.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort