LAJME

Shi e intervale me diell sot, parashihen erëra mjaft të fuqishme

Shi e intervale me diell sot, parashihen erëra mjaft të fuqishme
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2024, 07:44

Të reshura shiu kohëpaskohe parashihen për ditën e premtë, të 1 marsit, ditën e parë edhe të stinës meteorologjike të pranverës.

Ditën nuk mungojnë edhe intervale me diell, ndërkohë që do të vazhdojë të fryjë erë juglindore edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 10-17m/s, me hove edhe mbi 20m/s, nëpër zona më malore në lindje të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 9C, e maksimalet shkojnë deri në 12C e 15C.

Intervale më të gjata me diell parashihen në fundjavë, me temperaturat që sërish shënojnë rritje deri në 15C e 16C. Të shtunën ka gjasa edhe për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika