Të shtunën e 13 korrikut, MMPHI-ja morri vendim që ndalojë qarkullimin për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si shkak i temperaturave të larta.
Shfuqizohet vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve më të rënda se 7.5 ton

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se është shfuqizuar ky vendim.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T,” ka njoftuar Durmishi. /Dukagjini/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

