Për nder të Ditës Botërore të Teatrit, në Prizren vjen shfaqja “Masë për Masë” nga William Shakespeare me regji të Altin Bashës, më 27 mars nga ora 20:00.
Pas sukseseve në Gjakovë, Tiranë dhe Vlorë, kjo vepër e fuqishme e dramaturgjisë botërore do të magjepsë publikun prizrenas me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh:
Xhevdet Doda, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edona Sopaj, Edonis Kastrati, Rifat Smani, Alban Çela, Alban Krasniqi, Vlora Dervishi, Butrint Lumi, Valmira Hoti, Altina Kusari, Edi Gjakova.





